Ky sezon I ri për Kamzën ka nisur që nga Kategoria e Dytë. Klubi nga periferia e kryeqytetit, sot, ka fituar një ndeshje shumë të rëndësishme në shtëpi, e vlefshme për javën e 3-të të kampionatit.
Kamzalinjtë kanë triumfuar 2-1 ndajk Spartakut. Golat për vendasit janë shënuar Domi dhe Gjoni, kurse për miqtë topin në rrjetë e ka çuar Toro, vetëm pak minuta nga fundi. Ky triumf ka bërë që lojtarët në dhomat e zhveshjes të shpërthejnë në festë, duke ndikuar kështu edhe pozitivisht për ndeshjet e ardhshme.
Ndërkohë, këto ishin 3 pikët e para të sezonit për Kamzës, pasi në 2 ndeshjet e para kanë pësuar 2 humbje.
Kujtojmë që në sezonin e kaluar, Kamza ishte pjesë e Superiores, por Komisioni I Disiplinës e ka dënuar duke e rrëzuar në Kategorinë e Dytë, pas incidenteve të ndodhura në sfidën ndaj Laçit, ku u dhunua arbitri Eldorian Hamiti.

Festa e skuadrës së Kamzës