Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

FOTO/ Dinamo pa "timonier", trajneri i njohur ndjek në stadium finalen ndaj Egnatias

Shkruar nga NEWSPORT

U zhvillua ditën e sotme finalja e Kategorisë së Parë, Dinamo-Egnatia. Ndeshja e luajtur në "Elbasan Arena" u mbyll me fitoren 0-1 për skuadrën rrogozhinase, falë një goli të shënuar nga Shtubina. Sulmuesi shkodran përfitoi nga dalja e gabuar e portierit Bakaj dhe në 93-të e dërgoi topin në rrjetë duke I dhënë titullin Egnatias. Këtë takim nga stadiumi e ka ndjekur edhe Bledi Shkëmbi.

Ish-trajneri i Ballkanit pak kohë më parë është përfolur për të marrë drejtimin e Dinamos dhe me largimin e Olsi Ukut ditën e sotme shtohen edhe më shumë shanset që Shkëmbi të ulet në stolin e skuadrës kryeqyetase. Prezenca e tij në stadium sot të bën të dyshosh se klubi ka gjetur "timonierin" që do të drejtojë ekipin në Superligë edhe pse duhet vendimi zyrtar nga klubi.

Bledi Shkëmbi dhe presidenti Duka sot në "Air Albania" në finalen Dinamo-Egnatia.
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga