Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

FOTO/ Derbi në rrezik, Edon HASANI i fashuar deri në gju tremb TIRANËN

Shkruar nga NEWSPORT

Edon Hasani është një nga lojtarët kyç të bardhebluve, i cili shpesh herë merr në dorëzim "çelësat" e mesit të fushës.

Në sfidën e djeshme ndaj Kukësit, Hasani e nis shumë mirë duke kaluar në avantazh bardheblutë që në minutat e para të takimit. Megjithatë fati nuk vazhdoi të ishte me Hasanin i cili zëvendësohet në minutën e 46 të pjesës së dytë, pas një dëmtimi të pësuar në këmbën e djathtë.

Mesfushori i Tiranës është shfaqur ditën e sotme me këmbën pothuajse të gjithën të fashuar, teksa pritet dhe njoftimi nga stafi mjekësor për shkallën e dëmtimit. Nga raportimet e para bëhet e ditur se Hasani ka patur vështirësi në ecje, i cili në pjesën më të madhe të hapave çalon. Në prag të derbit ndaj Partizanit, Hasani do të ishte një mungesë tepër e madhe për bardheblutë të drejtuar nga Julian Ahmataj.

Edon Hasani me këmbën e fashuar.
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga