Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

FOTO/ Derbi i kryeqytetit mes familjes, njihuni me dy kushurinjtë 6-vjeçarë që bëjnë tifo për Partizanin dhe Tiranën

Shkruar nga NEWSPORT

Partizani  - Tirana është një nga sfidat më të bukura të Kategorisë Superiore dhe reklama më e mirë e saj. Rivaliteti i të dyja klubeve ka bërë që interesi nga tifozët të jetë i lartë dhe jo vetëm në kryeqytet por në gjithë Shqipërinë.

Pjesa më e bukur e derbit janë pikërisht ata, tifozët e të dyja klubeve të cilët mbushin shkallët e stadiumit dhe krijojnë një atmosferë elektrizuese. Ndërkohë që qytetarët ndajnë një lagje dhe një qytet, në stadium për 90 minuta janë "kundërshtarë" sportiv. Një frymë e tillë përcillet kudo në Tiranë, teksa brenda një familje ka tifozë të Tiranës, Partizanit edhe Dinamos.

Newsport.al arrin të sjellë një foto e cila tregon më së miri këtë fakt. Teksa dy fëmijë në moshën 6 vjeçare, shfaqen sëbashku në rrugët e kryeqytetit, një me shallin e Partizanit dhe tjetri me atë të Tiranës. Ajo që mëson newsport.al është se baballarët e të dy fëmijëve janë vllezër dhe mesa duket tifozllikun e tyre e kanë përçuar dhe tek fëmijët.

Tags:

VENDI

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga