Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

FOTO/ Dëmtim i rëndë për mesfushorin, operohet në Gjermani lojtari i Kukësit

Shkruar nga NEWSPORT

Arbër Basha ka pësuar dëmtim të rëndë, për të cilin koha e rikuperimit nuk bëhet akoma e ditur. Mesfushori që u afrua te Kukësi në merkaton e verës, ndodhet në Gjermani nga ku ka kryer dhe ndërhyrjen.

“Do të kthehem më i fortë”, shkruan Basha në rrjetet sociale, bashkëngjitur me foton nga spitali. Kujtojmë se sezonin e fundit 24-vjeçari kuksian ishte pjesë e Kastriotit. Tashmë karriera e lojtarit duhet të ndalojë për disa kohë, deri në momentin kur të jetë sërish i gatshëm për fushën e blertë.

Në anën tjetër Kukësi po vazhdon me fazën përgatitore. Verilindorët do zhvendosen nga dita e hënë në Stamboll të Turqisë, aty ku klubi ka gjetur kushte më të mira klimaterike. Kujtojmë që kampionati shqiptar i futbollit fillon më 20 gusht.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga