Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

FOTO/ Bojkoti i Superligës, klubet publikojnë qendrimin e tyre edhe në rrjetet sociale

Shkruar nga NEWSPORT

Kategoria Superiore nuk është zhvilluar as ditën e sotme. Të gjitha klubet këtë herë kanë pranuar të zbresin në fushë, ndryshe nga javë e parë, por jo për të luajtur por për të lexuar një deklarata drejtuar Kryeministrit Rama.

Kapitenët e 10 skuadrave lexuan mesazhet e tyre dhe më pas u larguan drejt dhomave të zhveshjes. Ky mesazh është bërë publike edhe nga Liga Profesioniste, por edhe nga të gjitha skuadrat në faqet zyrtare.

Të nderuar sportdashës!
Në emër të të gjithë futbollistëve, ju kerkoj falje që ne nuk do të luajmë sot. Fusha dhe topi janë pasioni e dashuria jonë. Ne sot kemi dalë në fushë për të mbështetur kërkesat e drejtuesve tanë, për ti sjellë ato akoma më afër tavolinës se zgjidhjeve.
Futbolli ka kohë që është në vështirësi. Kjo nuk mund të fshihet. Ne dhe klubet tona jemi shumë larg kushteve të kolegëve tanë.
Nuk kerkojme luks, nuk kerkojme pasuri por më shumë vëmendje ndaj lojës më të rëndësishme të shqiptarëve. Duam më shumë fusha për tu stërvitur ne dhe femijet e klubeve që përfaqësojmë. Duam më shumë siguri për të ardhmen e lojës dhe keto arrihen vetëm nëpërmjet një baze të shëndoshë ligjore.

Ne duam vlerësim real të lojës sonë.
Që futbolli të mos lëngojë më dhe fëmijët e të rinjtë, të jenë të sigurtë në ushtrimin e pasionit të tyre.

Katër kërkesat e Ligës janë minimale dhe plotësisht të realizueshme, madje të premtuara nga të gjitha qeveritë në fushata elektorale, e të harruara sapo marrin mandatet. Harresa më e freskët është ajo e Kryeministrit në mars të vitit të shkuar.

I dashur Kryeministër, mbaji premtimet e na kthe në fushë.
Ne shpresojmë shumë në mirëkuptimin e arsyetimin tënd.
Nuk do të kthehemi të luajmë, pa u përmbushur të katër kërkesat e paraqitura.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga