
Nesër do të luhet kryendeshja e këtij sezoni, Kukësi - Skënderbeu, e vlefshme për javën e 35-të të Superiores. Ky takim do të jetë deçiziv për skuadrën kampione të këtij edicioni. Verilindorët gjenden në vendin e parë, të ndjekur nga Skënderbeu me 1 pikë më pak.
Sot, skuadra korçare ka udhëtuar drejt Kukësit dhe nga një foto e siguruar nga newsport.al shihet që autobusi i kampionëve qëndron në mes të qytetit verilindor, ku lojtarët bëjnë gati për të zbritur bagazhet.
Por, në sy bien njerëzit e mbledhur rrotull autobusit luksoz të bardhekuqve, të cilët në këmbë shohin kundërshtarin e skuadrës së tyre, Kukësit.
Kujtojmë që ndeshja Kukësi - Skënderbeu është vendosur të zhvillohet në stadiumin "Zeqir Ymeri", në orën 17:30.
[gallery size="full" columns="1" ids="111591"]