Aktualisht është duke u luajtur sfida e fundit e Kategorisë së Parë mes Devollit dhe Lushnjës. Në këtë takim në stadium ka edhe vizitorë special. I pranishëm në stadium është edhe presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj i shoqëruar nga gazetari Artan Hoxha dhe korçari Ilir Vrenozi. Është ky i fundit që ka postuar një foto në Facebook e tij disa minuta para nisjes së takimit.
"Bilisht- Pas pak supersfida e Kategorisë së Parë Devolli- Lushnja ,një çaj me Presidentin e Skënderbeut Ardjan Takaj dhe gazetarin Artan Hoxha", shkruan Ilir Vrenozi.
Në postimi nuk kanë munguar as komentet nga njerëz të ndryshme që i ironizojnë duke i komentuar për të pyetur gazetarin Artan Hoxha nëqoftëse plasën ato bombat në stadiumin "Selman Stermasi" në ndeshjen Tirana-Partizani. Komente në mënyrë ironike lidhur me deklaratët që bëri gazetari Hoxha në stadion e "Procesit Sportiv" kur u shpreh se në rast se ato do të shpërthinin do të bënin shumë dëmë të mëdha në njerëz, por që realisht ato ishin thjesht tymuese.
