
Sonte, portieri i Partizanit, Aldo Teqja, është hedhur nga kati i 6-të i pallatit, e ndërsa tashmë ndodhet në spitalin e traumës dhe për fatin e mirë gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.
Zyrtarë të FSHF-së, por edhe lojtarë të tjerë kanë shkuar afër "gardianit", për të qendruar pranë tij në këtë moment të vështirë.
Një prej tyre është edhe Gjergji Muzaka, që me Teqjan kanë qenë shokë skuadre në sezonin e shkuar tek Skënderbeu. Mirëpo, ajo që bie në sy është fakti që Muzaka po rri me patreica.
Sot, në ndeshjen ndaj Luftëtarit në Korçë (2-0), mesfushori u dëmtua në minutën e 52 dhe siç duket dëmtimi është shumë serioz, që mund ta mbajë lojtarin për një kohë të gjatë jashtë fuashave të lojës. Diçka të tillë e ka thënë edhe trajneri Ilir Daja në fundin e ndeshjes, mirëpo ende nuk kemi një reagim zyrtar se sa do të mungojë Muzaka.