Donjet Shkodra është një nga futbollistët që ka spikatur në këtë sezon të Superligës. Kjo gjë ka bërë që edhe skuadrat elitare të futbollit shqiptar të vihen në ndjekje të tij.
Partizani edhe Skënderbeu janë lakuar shpesh si dy emrat kryesorë që kërkojnë shërbimet e mesfushorit, por tashmë edhe Kukësi ka vendosur në radarët e tij Shkodrën. Këtë e pranon dhe vetë Donjeti i cili ka folur për panoramën.
“Ka pasur disa interesime nga tre klubet kryesore të Superiores, por thjesht mbeten të tilla dhe nuk ka bisedime konkrete. Duhet që të mbyllim këtë sezon, pastaj të shohim. Do shoh edhe mundësinë e qëndrimit këtu, pasi jam i lumtur dhe të gjithë më kanë mbështetur”, ka thënë ndër të tjera mesfushori.
Kështu, për të garë do të jetë e fortë, pasi janë katër ekipe që kërkojnë ta bindin mesfushorin për të vijuar karrierën e tij.