
Teuta luan nesër në 19:00 sfidën e parë të Champions League. Përballë durrsakëve do jetë Sheriff Tiraspol, teksa ndeshja zhvillohet në "Niko Dovana". Trajneri Edi Martini e ka idenë sesi do t'i vendosë të tijtë në fushë, me Teutën që është përforcuar në merkato.
Kallaku dhe Seferi projektohen nga minuta e parë, me durrsakët që prezantuan Kallakun në huazim për gjashtë muaj. Një Sherif për të ndalur Sheriff Tiraspol, kjo është ideja e kampionëve të Shqipërisë.
Formacioni i mundshëm:
Teuta: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Arapi, Jackson (Kotobelli), Aleksi, E. Vila, L. Vila, Kallaku, Bregu, Seferi (Georgiev) Trajner: Edi Martini
Poll