
Tirana do luaj me Bylisin sot në 13:00. Ndeshja e "Selman Stërmasit" vlen për javën e 22 të Kategorisë Superiore, me dy trajnerët që kanë bërë publike formacionet. Për shkak të mungesave, të dyja skuadrat kanë mungesa në këtë ndeshje.
Bardheblutë kërkojnë suksesin pas asaj fitoreje në Shkodër, ndërsa Bylis për të treguar se nuk është cilësuar më kot si "macja e zezë" e Tiranës. Najdovski është bashkuar me Tiranën pas Covid-19, ndërsa nuk do jetë i gatshëm për këtë ndeshje.
Formacionet zyrtare:
Tirana: Bekaj, Tosevski, Hoxhallari, Behiratche, Halili, Çelhaka, Toli, Gyamfi, Ismajlgeci, Seferi, Vayrynen Trajner: Orges Shehi
Bylis: Qirko, Stojanovic, Hadroj, Janku, Ujka, Qardaku, Mehmetllari, Anthony, Ndreca, Nebihi, Lorran de Oliveira Trajner: Veljko Dovedan