
Vllaznia-Egnatia është sfida e parë që do të hapë siparin e javës së 17-të të Superligës. Takimi do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” dhe do të nisë në orën 16:45. Pak minuta më parë janë bërë publike edhe formacionet zyrtare nga të dy trajnerët.
Në mungesë të Laitifit të pezulluar, Brdaric ka hedhur në fushë Gjurgjevic, ndërsa nga minuta e parë luan edhe Bulatovic në vend të Hakaj. Te Egnatia, trajneri Ramadani ka hedhur në fushë Levendin, afrimin e fundit të merkatos së janarit.
Vllaznia: Zogoviç, Gurishta, Adili, Fallou, Bulatovic, Krymi, Jonuzi, Kruja, Da Silva, Gjurgjevic, Aralica. Trajner: Thomas Brdariç.
Egnatia: Puja, Ymeralilaj, Krasniqi, Krivanjeva, Allmuça, Michael, Iseni, Levendi, Ademi, Jackson, Magani. Trajner: Zekirija Ramadani.
Gjyqtar: Orlando Kuka / VAR: Eldorjan Hamiti