
Partizani pret sot në 17:00 Vllazninë. Sfida do zhvillohet në "Air Albania" dhe vlen për javën e parafundit të sezonit, me duelin që do vendosë shumë për titullin kampion. Demat e Dajës janë në vendin e parë me pikë të barabarta me Teutën (62), ndërsa Vllaznia ndjek me 2 pikë më pak. Si Daja dhe Brdaric kanë hedhur në fushë më të mirët, duke u ndikuar edhe nga mungesat.
Formacionet zyrtare:
Partizani: Hoxha, Mala, Bitri, Belica, Hakaj, Broja, Murataj, Bardhi, Cardoso, Çinari, Stenio Junior Trajner: Ilir Daja
Vllaznia Zogovic, Gurishta, Adili, Shehi, Imami, Kruja, Jonuzi, Krymi, Marku, Victor Da Silva, Avdijaj Trajner: Thomas Brdaric
Poll