
Spezia do të luajë në orën 15:00 ndeshjen e javës së 16-të të Serie A ndaj Sassuolo në shtëpi. Pak minuta më parë janë bërë publike edhe formacionet zyrtare nga të dyja ekipet dhe te Spezia, Manaj luan sërish titullar.
Sulmuesi kuqezi duket se ka bindur trajnerin Motta dhe pas paraqitjes së mirë të bërë ndaj Interit në “San Siro”, Manaj luan sërish nga minuta e parë. Një sinjal i mirë për lushnjarin që ka mundësi të tregojë vlerat e tij dhe të shënojë golin e parë për këtë sezon në Serie A.
Spezia (4-3-3): Provedel; Amian, Erlic, Nikolaou, Reca; Kovalenko, Sala, Maggiore; Manaj, Nzola, Gyasi.
Sassuolo (4-3-3): Consigli; Muldur, Ajan, Ferrari, Kyriakopoulos; Frattesi, Lopez, Henrique ; Berardi, Scamacca, Defrel.