Laçi luan sot në 19:00 me Petrocub në transfertën moldave. Dueli vlen për turin e dytë të Conference League, me sfidën e parë që për kurbinasit luhet në Chisinau.
Trajneri Duro ka gati titullarët në këtë duel, duke i qëndruar besnik skemës 4-3-3 të ndeshjeve të shkuara. Kujtojmë se Laçi në turin e parë kaloi Iskran e Malit të Zi me rezultatin e përgjithshëm 1-0, duke qenë tanimë në kërkim të suksesit në turin e dytë. Duro ka bërë ndryshime nga ndeshjet e para, duke lënë Guindo në stol. Ndeshja e sotme në Moldavi do gjykohet nga polaku Krzysztof Jakubik.
Formacionet zyrtare:
Petrocub 5-3-2: Avrom, Sandu, Mudrac, Platica, I. Jordan, Revenca, Cojocaru, Bogociuc, Turcan, Iosipol, Ambros Trajner: Ivan Tabanov
Laçi 4-3-3: Dajsinani, Turkaj, Malota, Velkoski, Roganovic, Ziko, Ujka, Spahiu, Zarubica, Mazrekaj, Akinyemi Trajner: Shpëtim Duro
