
Atalanta-Spezia është sfida e parë e Serie A për ditën e sotme. Ndeshja e vlefshme për javën e 13-të do të nisë në orën 15:00, ndërsa pak minuta më parë janë bërë publike edhe formacionet zyrtare nga të dyja ekipet.
Te Atalanta, mbrojtësi i Kombëtares, Berat Gjimshiti e nis si titullar. Mbrojtësi ka lënë pas dëmtimin e pësuar ndaj Hungarisë dhe tashmë është rikuperuar plotësisht. Te Spezia, trajneri Motta ka vendosur të lërë sërish në stol Rey Manajn që mund të aktivizohet gjatë ndeshjes.
ATALANTA (3-4-1-2): Musso; Toloi, Palomino, Djimsiti; Zappacosta, De Roon, Koopmeiners, Maehle; Pasalic; Ilicic, Zapata.
SPEZIA (4-3-3): Provedel; Amian, Erlic, Hristov, Bastoni; Maggiore, Sala, Kovalenko; Verde, Nzola, Gyasi.