
Do të luhen dy ndeshjet e fundit të Kategorisë Superiore (20:45). Në Elbasan Arena, Kukësi do të presë Teutën, ndërsa në Korçë vendasit do të ndeshen me Vllazninë. Ilir Daja ka vendosur titullarët, me Jashanicën dhe Pollozhanin që rikthehen në mbrojtje. Vllaznia vjen me më të mirët, duke iu besuar shkodranëve.
Skënderbeu: Koliçi, Pollozhani, Jashanica, Pëllumbi, Imami, Daja, Elezi, Dita, Gripshi, Bregu, Krasniqi Trajner: Ilir Daja
Vllaznia: Sherri, Shtubina, Shehi, Adili, Kruja, Gurishta, Marku, Lika, Zogaj, Sidorenco, Junior Trajner: Hysen Dedja
Në Elbasan Arena në 20:45 Kukësi vjen me një formacion sulmues, ndaj një Teute që luan për objektiva të qartë. Barazimi I djeshëm në derbin e kryeqytetit është një mundësi e artë për verilindorët. Pak minuta më parë janë bërë publike edhe formacionet e të dyja skuadrave.
Kukësi: Xhika, Maliki, Teqja, Krasniqi, Kotobelli, Limaj, Musolli, Rroca, Abazaj, Ethemi, Cooper Trajner: Orges Shehi
Teuta: Frasheri, Todorovski, Hoxha, Arapi, Kouros, Aleksi, Avdyli, L. Vila, E. Vila, Kallaku, Hebaj Trajner: Edi Martini