
Kategoria Superiore nisë ditën e sotme me 4 sfida që do luhen në orën 17:00. Kukësi pret në Elbasan skuadrën e Luftëtarit dhe pak minuta më parë janë bërë publike edhe formacionet zyrtare për këtë ndeshje. Mungesa e vetme do të jetë Limaj që është bashkuar me skuadrën vetëm ditën e djeshme. Nga ana tjetër edhe Luftëtari ka disa mungesa për shkak të dëmtimeve.
KUKËSI: Xhika, Maliki, Teqja, Lulaj, Kotobelli, Ethemi, Musolli, Musta, Gavazaj, Abazaj, Shkurtaj
LUFTËTARI: Shala, Dragoshi, Lala, Duka, Kukaj, Hyseni, Dushkaj,Çela, Çelaj, Lika, Mehmetllari
Sfida tjetër do të jetë edhe ajo mes Laçit dhe Teutës që do të vlejë për Europën. Trajnerët kanë publikuar formacionet dhe te kurbinasit nuk do të jetë në formacion Nuabueze dhe do ta nisë ndeshjen nga stoli.
LAÇI: Stajila, Fangaj, Ignjatovic, Selmani, Rapo, Shehu, Deliu, Lushkja, Xhixha, Vecaj, Greca
TEUTA: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Arapi, Kouros, Aleksi, E. Vila, Kallaku, L. Vila, Çyrbja, Hebaj