
Luftëtari-Vllaznia është një nga dy sfidat që do të luhet në orën 13:30 në Kategorinë Superiore. Gjirokastritët kërkojnë me çdo kusht fitore për t'u afruar më shumë me Vllazninën, ndërsa shkodranët pas disa rezultateve pozitive kërkojnë rikthimin te fitorja.
Një duel interesante që mund të vendos shumë për fatin e të dy ekipeve pasi një tjetër hap fals I Luftëtarit do t'I komplikonte edhe më shumë pozitat e tyre. Pak minuta më parë janë bërë publike edhe formacionet titullare nga të dyja ekipet dhe trajnerët kanë zgjedhur 11-shet që do të zbresin në fushë.
Luftëtari: Paiteris, Isufi, Lala, Kukaj, Qato, Açka, Rapo, Prikas, Dushkaj, Hyseni, Lika. Trajner: Giorgos Marantas
Vllaznia: Sherri, Gurishta, Shehi, Malota, Walusimbi, Krymi, Ramadani, Gligorov, Kruja, Marku, Shtubina. Trajner: Mirsad Jonuz
Gjyqtar: Laver Alla.