
Ditën e sotme do të zhvillohen 24 sfidat e radhës, në Europa League, të ndara në dy orare të ndryshme, 18:55 dhe 21:00. Dy sfida tepër interesante në orën 18:55 priten të jenë ato midis: Lazio - Celtic dhe Basel - Getafe.
Në sfidën e sotme Lazio do të kërkoj me patjetër fitoren, për të patur mundësi që të vazhdoj garën në Europa League. Pasi momentalisht ndodhen në vendin e 3 me 3 pikë, ndërsa vendin e dytë e mban Cluj me 6. Nga minuta e parë për kryeqytetasit e Italisë do të jetë dhe gardiani kuq e zi, Thomas Strakosha.
Nga ana tjetër Basel luan sfidën për vendin e parë. Zvicerianët ndodhen të parët me 7 pikë, ndërsa kundërshtarët e tyre Getafe janë të dytët me 6 pikë. Basel fitoi ndeshjen e parë ndaj spanjollëve me rezultatin 0-1 dhe sot priten që të jenë ata favoritët. Nga minuta e parë për ekipin e Basel do të jetë dhe mesfushori kuq e zi Taulant Xhaka, tashmë një lider në klubin zvicerian.
FORMACIONET:
LAZIO (3-5-2): Strakosha; Luis Felipe, Vavro, Acerbi; Lazzari, Parolo, Leiva, Milinkovic, Jony; Caicedo, Immobile
CELTIC (4-2-3-1): Forster; Elhamed, Jullien, Ajer, Hayes; Broën, McGregor; Forrest, Christie, Elyounoussi; Edouard
Formacioni Basel-Getafe:
Basel (4-2-3-1): Omlin; Widmer, Comert, Alderete, Petretta; Xhaka, Frei; Zhegrova, Zuffi, Riveros; Cabral.
Getafe (4-4-2): Chichizola; Maksimovic, Bruno, Olivera, Raul Garcia; Portillo, Fajr, Timor, Hugo Duro; Mata, Gallego.