Kosova do të luaj në orën 18:00 sfidën e fundit në EURO 2020, ndaj Anglisë, në stadiumin "Fadil Vokrri". Dardanët edhe pse të eleminuar nga EURO 2020, pritet të bëjnë një ndeshje të madhe, ku kërkojnë një paraqitje dinjitoze ndaj "Tre Luanëve".
Sëfundmi janë bërë të ditur dhe 11 titullarët e të dyja skuadrave. Trajneri Challandes i ka besuar sërish Nuhiut në maj të sulmit i cili do të ndihmohet nga Rashica e Hadërgjonaj.
Nga ana tjetër, Anglia e nis me Sterling titullar, duke lënë kështu pas problemet e krijuara me Gomez.
Kosovo: Muric; Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Kololli; Celina, Dresevic, V. Berisha; Hadergjonaj, Nuhiu, Rashica.
Anglia: Pope; Alexander-Arnold, Maguire, Mings, Chilwell; Hudson-Odoi, Winks, Rice, Sterling; Oxlade-Chamberlain; Kane.
