
Tirana-Vllaznia është ndeshja e parë e javës së 12-të të Kategorisë Superiore. Një takim që do të startojë në orën 18:00 në 'Selman Stermasi" pa tifozë për shkak të dënimit nga Disiplina. Pak minuta më parë janë bërë publike edhe zgjedhjet që kanë bërë dy trajnerët. Në këtë takim në pankinë nuk do të jetë trajneri Jonuz I Vllaznisë për shkak të dënimit. Ahmataj I beson sërish sulmit me Halilin, Ngoo, Cobinnha, por edhe Cale, ndërsa Vllaznia vjen me shumë ndryshime në këtë përballje.
Tirana: Lika, Vangjeli, Osmani, Imami, Ismajlgeci, Çelhaka, Halili, Batha, Cobinnah, Cale, Ngoo. Trajner: J. Ahmataj
Vllaznia: Sherri, Gurishta, Malota, Marku, Krymi, Ramadani, Hygor, Lika, Sinho, Maranhao. Trajner: M. Jonuz
Gjyqtar: Kridens Meta.