
Lazio-Atalanta do të jetë sfida e fundit për ditën e sotme në Serie A. Dy skuadrat do të luajnë ndeshjen e javës së dytë dhe zbresin në fushë në orën 20:45. Pak minuta më parë janë bërë publike edhe formacionet zyrtare nga të dy trajnerët.
Te Lazio, Strakosha e nis si titullar e përballë do të ketë Gjimshitin që rikthehet kështu nga minuta e parë. Mbrojtësi kuqezi ishte i pezulluar ndeshjen e parë e për këtë arsye do të debutojë për sezonin e ri sot ndaj Lazios.
LAZIO (3-5-2): Strakosha; Patric, Acerbi, Radu; Lazzari, Milinkovic-Savic, Leiva, Luis Alberto, Marusic; Immobile, Correa.
ATALANTA (3-4-2-1): Sportiello; Toloi, Palomino, Djimsiti; Hateboer, Pasalic, Freuler, Gosens; Malinovskyi, Gomez; D. Zapata.