Kategoria Superiore ka rezervuar sot sfidën mes Vllaznisë dhe Bylisit. Ora 17:00 do t’I shohë të dyja skuadrat në “Loro Boriçi”, ndërsa objektivi është I përbashkët, tri pikë. Fitorja e djeshme e Partizanit ka bërë që vendi I tetë I play-off të jetë për Vllazninë, ndërsa miqtë nga Ballshi kanë një pikë më shumë.
Në konferencën e djeshme për shtyp, trajneri Hysen Dedja pashikoi ndryshime te Vllaznia, gjë që edhe ka ndodhur, pasi parashihet një vendosje dhe titullarë të tjerë nga ndeshja e fundit me Teutën për Kupë. Për Bylis pritet të rikthehet nga minuta e parë Hidi dhe Goxhaj, që duket sikur ka kaluar dëmtimin.
Formacionet e mundëshme:
Vllaznia: Efremov, Gligorov, Adili, Malota, Marku, Gurishta, Krymi, Kruja, Zogaj, Hygor, Junior Trajner: Hysen Dedja
Bylis: Hidi, Ntephe, Goxhaj, Shkalla, Ndreca, Mëllugja, Hadroj, Bajramaj, Mozzone, Malçi Trajner: Veljko Dovedan