
Kategoria Superiore do zhvillojë sot tre nga pesë ndeshjet e javës së 23-të. Në dy orare, gjashtë skuadra do kërkojnë pikët maksimale për objektivat e sezonit. Në 13:00 luhen dy duele. Në Ballsh, Bylis pret Teutën që në ndeshjet e fundit ka treguar rritje në lojë, duke qenë vetëm 1 pikë larg kryesuesve të Vllaznisë.
Po në këtë orar, në Kamëz luhet dueli mes Kastriotit dhe Tiranës. Të besuarit e Ndreut kanë treguar se janë "kockë e fortë" në kampionat, teksa bardheblutë e Orges Shehit kërkojnë fitoren e tretë radhazi këtë sezon. Në 16:00, në "Elbasa Arena" dhe nën dritën e prozhektorëve, Partizani pret Skënderbeun e vendit të fundit.
Formacionet e mundëshme:
Kastrioti: Hidi, Neziri, Zhivanaj, Çela, Rami, Shkalla, Bardhi, Mehmeti, Nuriu, Rezi, De Silva
Bylis: Qirko, Preka, Janku, Stojanovic, Hadroj, Ymeralilaj, Ukja, Loran, Ndreca, Beji, Mehmetllari
Skëndërbeu: Dajsinani, Meksi, Bajrami, Vitija, Zguro, Berisha, Duvuna, Taipi, Doumfur, Rrapaj, Mensah