Empoli do të luajë ndeshjen e Kupës së Italisë ndaj Hellas Verona. Sfida e vlefshme për fazën e 1/16 ka nisur në orën 15:00, ndërsa te Empoli në fushë do të jenë 3 shqiptarë. Ujkani do të luajë më fund titullar së bashku me Nedim Bajramin.
Supriza e madhe e trajnerit Andreazzoli në formacion është përfshirja e Kristjan Asllani mesfushorit të Kombëtares U21. 19-vjeçari ka shkëlqyer te moshat dhe është ftuar shumë herë në skuadrën e parë, ndërsa tani luan titullar në një ndeshje Kupe ndaj Veronës.
ELLAS VERONA (3-4-2-1): Pandur; Cetin, Coppola, Sutalo; Rüegg, Hongla, Veloso, Ragusa; Cancellieri, Bessa; Lasagna.
EMPOLI (4-3-1-2): Ujkani; Fiammozzi, Romagnoli, Viti, Marchizza; Bandinelli, Asllani, Haas; Bajrami; Mancuso, La Mantia.