Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

“Football Coaching Course”, pjesëmarrëset vlerësojnë nismën: Mundësi e shkëlqyer për të trajnuar vajzat në futboll

Shkruar nga NEWSPORT
“Football Coaching Course”, pjesëmarrëset

Kursi i radhës “Football Coaching Course” për trajnere vajza, që organizohet në bashkëpunim mes FSHF-së dhe Federatës Norvegjeze të Futbollit vijon që prej ditës së martë me pjesëmarrjen e shumë vajzave që synojnë të trajnojnë skuadra të moshave të vogla në komunitetet ku jetojnë. Kursi është i financuar nga qeveria norvegjeze për trajneret vajza, me qëllim rritjen e cilësisë dhe numrit të tyre në futboll, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në 5 shtete te tjera të Ballkanit.

“Football Coaching Course” po zhvillohet në Durrës për 4 ditë me radhë, ku janë të gërshetuara pjesa teorike me atë praktike, ndërsa vajzat pjesëmarrëse marrin një certifikatë që vlen për licencën e trajnerit të nivelit C. Kjo licencë lëshohet nga Federata Shqiptare e Futbollit pas përfundimit të kursit, teksa me përfundimin e kursit çdo vajzë pjesëmarrëse merr falas një bazë materiale të dhuruar nga Federata Norvegjeze, teksa bëhet edhe Ambasadore e Futbollit të Vajzave në zonën apo qytetin ku jeton.

Dy nga vajzat pjesëmarrëse në këtë kurs duke folur për Fshf.org kanë dhënë edhe për përshtypjet e tyre të para për këtë kurs, ndërsa e kanë cilësuar si një mundësi mjaft të mirë për të mësuar bazat e trajnimit të skuadrave të futbollit për vajzat e vogla.

“Unë jam shumë e apasionuar me futbollin dhe kjo mundësi fantastike që na është dhënë për të mësuar se di të trajnojmë vajzat e vogla në futboll është diçka shumë e bukur. E quaj veten me fat jam pjesë e këtij kursi. Unë synoj që të punoj si trajnere vullnetare në Fshatin SOS shumë shpejt dhe një arsyeja që jam këtu është që të marr njohuritë e duhura nëpërmjet këtij kursi për të trajnuar sa më mirë fëmijët. Këtu po marrin bazat e trajnimit në futboll, që është edhe pikënisja për të gjithë”, – thotë Mikela Kakeli.

Ndërsa, pjesëmarrësja tjetër Antigona Hyska thekson se kjo iniciativë është një nxitje shumë e madhe për të zhvilluar futbollin e vajzave dhe për të punuar me ekip e moshave të vogla.

“Është kënaqësi të marr pjesë në këtë kurs me instruktorë të Federatës Norvegjeze që po na mëson shumë mirë se si të trajnojmë vajzat nga mosha 7, 9, 10, 11 dhe 12 vjeç. Jam shumë e lumtur që po punoj me këtë staf dhe me këtë grup shumë të mirë dhe mendoj se është një eksperiencë shumë e vlefshme për ne pjesëmarrëset. Unë jam trajnere e një ekipi futbolli U-12 vajzash dhe jam e bindur që ky kurs do të jetë mjaft i vlefshëm për mua. Patjetër na ndihmon shumë kjo mbështetje që po i jepet futbollit të femrave nga FSHF dhe mendoj se i jep më shumë nxitje vajzave që në rolin e trajneres të hapin dhe të krijojnë sa më shumë ekipe në Shqipëri për moshat e vogla”, – tha Hyska për Fshf.org.

Në këtë edicion marrin pjesë vajza që aktualisht luajnë futboll në nivel klubesh e të cilat janë njëkohësisht të angazhuara edhe në drejtimin e seancave stërvitore për ekipe fëmijësh, studente të Universitetit të Sporteve si edhe mësuese të edukimit fizik nga e gjithë Shqipëria.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga