
Tifo-grupi vlonjat "Flota Kuq e Zi" nëpërmjet një postimi në facebook njofton që së shpejti do të fillojnë përgatitjet për sezonin e ri. Ata bëjnë me dije që në këtë grupim do të ketë ndryshime nga ky vit e në vazhdim. Gjithashtu tifozët e zjarrtë të Flamurtarit ftojnë këdo që të jetë pjesë e tyre.
"Flota Kuq e Zi shumë shpejt rifillon përgatitjet për sezonin e ri. Siç kemi thënë edhe më parë në grupim do të ketë ndryshime nga ky vit që do të fillojë e në vazhdim. Ftojmë këdo të jetë pjesë e jona, të jemi të bashkuar për fanellën Kuq e Zi të bashkuar për Flamurtarin tonë. Bashkë do ja dalim. Flota Kuq e Zi", ishte njoftimi i tifozëve vlonjatë në facebook.
[gallery columns="1" size="full" ids="22299"]