
Sulmuesi i Tiranës Grent Halili është një nga lojtarët e përzgjedhur nga trajneri Alban Bushi për Kombëtaren e 21-vjeçcarëve. Sulmuesi i talentuar ka folur në mikrofonin e Supersport duke bërë një analizë të shkurtër për situatën e tij dhe ndjesinë që përjetoi për mundësinë kuqezi.
“Më vjen keq nuk vi nga një moment i mirë i Tiranës, do doja të ishte ndryshe. Përsa i përket Kombëtares jam i lumtur që jam këtu dhe mu dha kjo mundësi. Goli? Shpresoj shumë që ta gjej atë. Duhet të punoj dhe të qëndroj me këmbë në tokë. Më vjen mirë që do të kem përkrah lojtarë cilësor si Kejdi Bare apo dhe të tjerë. Unë jam më i vogël në moshë dhe do të kem shumë për të mësuar prej tyre”, ka deklaruar Halili.
Poll