Pas zyrtarizimit të kontratës si zëvendësues dhe pasues i Tramezzanit në krah të trajnerit De Biazi, Marco Veronese, ndihmësi i trajnerit te kombëtares jep opinionin e parë në lidhje me këtë ofertë dhe detyrë të re, propozuar nga trajneri për vijimësinë e eleminatoreve:
“Jam realisht i nderuar që do të mbuloj edhe një detyrë të tillë, për të gjetur dhe për të bashkëpunuar me njeriun që mund të mësosh shumë prej tij. Jam po kaq i nderuar që do të punoj në vendin e Paolos, të cilit i uroj realisht një karrierë shumë të mirë në drejtimin e Luganos. Do të jap maksimumin e impenjimit tim dhe do të vihem në dispozicion të plotë të trainerit dhe skuadrës. Prezenca imë në pankinë nis me Italinë? E bukur, por edhe stimuluese. Por, është një ndeshje shumë e rëndësishme si gjithë të tjerat që do të zhvillojmë në grup”, theksoi Marco Veronese, ndihmësi i De Biazit, që të enjten mori edhe zyrtarizimin e bashkëpunimit të tij me FSHF në krah të De Biazit si ndihmës i tij.