Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Flet mesfushori i Partizanit, dedikim për tifozët e mrekullueshëm

Shkruar nga NEWSPORT
Flet mesfushori i Partizanit, dedikim për tifozët e mrekullueshëm

Mesfushori i Partizanit Lorenc Trashi, ka pohuar pas ndeshjes me Vllazninë që fitorja ishte një ogur i mirë dhe tashmë presin suksese të tjera në kampionat. Në suksesin e të kuqve dje, meritë ka pasur dhe prania e tifozerisë së shumtë në shkallët e stadiumit. Për mikrofonin e Supersport Trashi u shpreh se:

"E dinim se na priste një ndeshje e vështirë, gjë e cila u pa dhe në pjesën e parë,ku dhe u ndëshkuam nga një gjuajtje e devijuar. Në pjesën e dytë, skuadra doli në lojën e saj dhe arritëm të kthenim disavantazhin.Nuk është e vërtetë që duhet të ndëshkohemi që të ndryshojmë lojën, pasi goli i Vllaznisë ishte aksidental. Rëndësi ka reagimi dhe marrja e fitores. Tifozët? Pa dyshim që prania e shumtë e tifozëve na kishte munduar, ata krijuan një atmosferë të mrekullueshme duke na dhënë një impuls të madh për të arritur te fitorja. Shkodranët i kemi pasur si një mace e zezë por tashmë pas kësaj fitoreje duhet marrë si një ogur i mirë sepse në përgjithësi ndaj tyre nuk na ka ecur . Tani që e thyem këtë ters të vijojmë me suksese të tjera në vazhdimësi", përfundoi Trashi pas ndeshjes së djeshme.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga