Diego Armando Maradona ka folur për fituesin e çmimit “The Best”, ku Cristiano Ronaldo triumfoi përballë Messit. Maradona ishte i pranishëm në ceremoninë e zhvilluar në Zyrih të Zvicrës. Ai deklaroi që Messi u mund nga portugezi, pasi nuk ishte i pranishëm në atë ceremoni.
“Ronaldo fitoi pasi Messi nuk erdhi këtu, por në fakt Ronaldo kishte krijuar pak avantazh ndaj Messit. Sidoqoftë fitoi kush kishte për të fituar”, ka deklaruar Maradona pas përfundimit të ceremonisë.