
Presidenti i Tiranës Refik Halili deklaroi para disa kohësh që skuadër do të ketë donator të rinj. Ishte kjo fraza e presidentit bardheblu që bëri që shumë media të aludojnë për bizensmenët e rinj që mund të kontribojnë për klubin. Në një intervistë për "Report Tv" ka folur një nga ish-donatorët e Tiranës që u shpall kampione, Lutfi Nuri i cili është shprehur i gatshëm për të bashkëpunuar me Refik Halilin si donatorë.
"Unë e dua me gjithë shpirt Tiranën sepse aty jam rritur. Kjo nuk është në dorën time, por nëse më ofrojnë mundësinë jam i gatshëm që nesër të kontriboj. Këto janë punë që mbi të gjitha bëhen me dokumenta dhe jo me fjalë".
Më tej ai shton: Unë s'kam kërkuar dhe s'do të kërkoj asnjëherë asgjë që kam dhënë për Tiranën, as nuk do t'i numëroj kurrë ato para. Nëse Halili del nga kjo situatë unë do të vijoj të jem një tifoz i Tiranës ashtu siç kam qenë gjithmonë" u shpreh Nuri i cili aktualisht është në rolin e zv. presidentit të FSHF-së