Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Flet Armando Cungu: Musolli është emblema e Kukësit, ju tregoj se ç'ka ndodhur me Reginaldon

Shkruar nga NEWSPORT
Flet Armando Cungu: Musolli është emblema e Kukësit, ju tregoj se

Ditën e nesërme Kukësi do të ndeshet me Skënderbeun në Kamëz, për javën e 16-të të Superligës. Në prag të kësaj sfide, ka folur trajneri i verilindorëve, Armando Cungu, i cili në konferencën për mediat ka 'cekur' shumë tema, duke filluar që nga çështja e Reginaldos dhe deri tek shpjegimi i faktit që Kukësi i luan ndeshjet brenda në këtë stadium.

Kukësi renditet në vendin e 4 në tabelë me 27 pikë, ndërsa Skënderbeut është vetëm 4 pikë më pak se Partizani kryesues me 34 pikë.

Aktivizimi i Reginaldos

Nuk ka asgjë serioze me Rexhinaldon. Prej pothuajse 3 javesh mozambikasi vuan nga një shqetësim i vogël muskular. Nuk më pëlqeu që sulmuesi është bërë objekt në faqet e para të gazetave ndërkohë që sot do të shikojmë gjëndjen e tij fizike dhe do të vendosim për ndeshjen e nesërme.

Në skuadër secili lojtar është i rëndëssishëm, nëse meret vendimi që Rexhinaldo mos t'i bashkohet 18-shes së nesërme kemi dhe futbollistë të tjerë të cilët mund të mos jenë aktivizuar shumë por do të japin gjithçka për të arritur fitoren përballë Skënderbeut.

Ndeshja me Skënderbeun

Ndeshemi me një rival shumë të rëndësishëm në luftën për titullin Kampion. Ndeshjen e parë, të zhvilluar në fushën e Skënderbeut, zhvilluam një lojë të mirë por rezultati ishte zhgenjyes për ne. Shpresojmë që nesër të arrijmë një fitore pasi e kemi përgatitur skuadrën mirë.

Aktualisht skuadra po kalon një situatë të mirë, si në lojë ashtu dhe në rezultat. Ndërkohë, shpresoj që edhe nesër të bëjmë të njëjtën gjë.

Gjithmonë ndeshjet mes Kukësit dhe Skënderbeut mund të konsiderohen si derbi.

Kapiteni, Ylli shameti, është rikuperuar dhe do të jetë i gatshëm për të kontribuuar ndeshjen e nesërme. E njëjta situatë është dhe me mbrojtësin e majtë, Simo Rrumbullaku, i cili ka një kontribut të madh në këtë skuadër dhe do të vazhdojë të jetë në fokusin tim si trajner. Duhet theksuar se nuk është aktivizuar prej 3 muajsh në asnjë ndeshje për shkak dëmtimi.

Çështja Musolli

Sa i takon çështjes së Besar Musollit, di që mes futbollistit dhe Presidentit të Klubit ishte arritur një marrëveshje në të cilën lojtari të kthehej tek ekipi ynë. Musolli është 'emblema' e Kukësit.

Kur isha trajner i skuadrave të tjera, si kundërshtar kam tentuar afrimin e mesfushorit në ekip por kosovari nuk preferonte të largohej nga skuadra verilindore. Jam shumë i lumtur për vendimin e marrë nga klubi i Kukësit dhe shpresoj që në muajin janar, gjatë fazës përgatitore, të jetë bashkë me futbollistët e tjerë.

Ndeshjet në stadiumin e Kamzës

Arsyeja kryesore e zhvillimit të ndeshjeve në stadiumin e Kamzës është se një komunitet i madh kuksian banon në këtë bashki dhe çdo ndeshje që kemi luajtur në këtë fushë kemi pasur mbështetje nga tifozët. Tifozët janë një pjesë shumë e rëndësishme për një skuadër dhe me këtë rast iu bëj thirrje që të jenë të shumtë në stadium nesër.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga