
Ilir Daja ka folur pas fitores 1-0 në transfertë kundër Flamurtarit. Trajneri i Skënderbeut deklaroi për mikrofonin e Supersport:
“Shpresojmë të marrim një vendim pozitiv nga Gjykata Federale e Zvicrës. Me shpresën për këtë vendim, të vazhdojmë të motivohemi për të përfaqësuar një qytet të mrekullueshëm që i ka dhënë tonin futbollit shqiptar.
Fitorja e 7-të radhazi? Ky është një element që tregon se Skënderbeu ka mentalitet fituesi. Janë dy fitore në transfertë si me Partizanin, por edhe me Flamurtarin. Vazhdojmë serinë e fitoreve. Ajo që na e lehtëson punën ne si staf, futbollistët me eksperiencë na e bëjnë më të lehtë. Pjesën e motivimit kërkuam që ta trajtonin lojtarët me eksperiencë të grupit.
Oshilacionet në sulm? Në fakt do të kemi oshilacionie, po të analizojmë situatat, shkonim deri në zonat e rrezikshme të Flamurtarit, por në fund s’kishim marshin e duhur. Kjo nuk ishte sot në këmbët e sulmuesve tanë. Veprimet e tyre mund të ishin më të befasishme dhe me një marsh më shumë mund të shënonim. E rëndësishme është se Gripshi që shkoi në gol, megjithëse edhe unë s’jam shumë i kënaqur për pjesën përmbyllëse të aksioneve.
Rënia e Flamurtarit? Sigurisht që keqardhja është në dy drejtime për një qytet me shumë traditë siç është Vlora, meriton një ekip që të përfaqësojë denjësisht. Edhe e dyta në planin personal, sepse një vit më parë e drejtoja sepse shkuam në Europë sipas klasifikimit. Publiku vlonjat është shumë i ndjeshëm dhe kjo zbritje zyrtare e Flamurtarit nga kategoria është dyfish keqardhje nga ana ime”, përfundoi ai.