Sot, ekipi i Skënderbeut ka zhvilluar stërvitjen e radhës në prag të takimi të parë për vitin 2017 ndaj Flamurtarit. Faqja zyrtare e klubit ka postuar disa foto nga seanca e sotme stërvitore, ku duket qartë, që trajneri Ilir Daja ka vënë në punë të gjithë futbollistët.
Paradite ekipi ka zhvilluar stërvitjen në anekset e stadiumit. Seanca është ndjekur nga afër nga vetë trajneri, i cili ka parë nga afër lojtarët për të kuptuar më mirë gjendjen e tyre përpara takimit.
Mbasdite Daja dhe stafi teknik kanë programuar një seancë në palestër. Kujtojmë që Skënderbeu do të presë në shtëpi në datën 28 janar Flamurtarin në orën 14:00.
- Njoftimi në faqen zyrtare të klubit të Skënderbeut
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.