Flamurtari I sezonit të ri do të luaj në Kategorinë e Parë. Pas rrëzimit nga elita e futbollit shqiptar, vlonjatët duket se nuk kanë gjetur paqe, teksa ditë pas dite dalin detyrime të pashlyera nga drejtuesit e klubit.
Këtë herë ka qenë legjenda e kuqezinjve, njëherazi edhe Këshilltar I Bashkisë Vlorë, Sokol Kushta, që në mbledhjen e fundit ka theksuar se klubi ka edhe 250 milion lekë borxhe për udhqimet e lojtarëve.
Ky detyrim mësohet se është akumuluar në pesë vitet e fundit ndaj restorantit që ushqente lojtarët, teksa legjenda Kushta ka ngritur pikëpyetje se kush duhet ta paguajë detyrimin.
Pas problemeve me merkaton, borxheve me lojtarë të ndryshëm, dënimit nga FIFA apo rënies nga Kategoria, Flamurtari I administratorit Sinan Idrizi duket se nuk ka gjë në vijë.