Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Flamurtari shfrynë mllefin, denoncon gabimet e gjyqtarit Myrtja (VIDEO)

Shkruar nga NEWSPORT
Flamurtari shfrynë mllefin, denoncon gabimet e gjyqtarit Myrtja (VIDEO)

Gabimet nga arbitrat janë kthyer në një çështje mjaft të nxehtë te skuadra e Flamurtarit, e cila në këtë sezon ka rënë shpesh pre e gabimeve amatoreske të tyre. Rasti më i fundit ndodhi në takimin e javës së 23-të të Kategorisë Superiore, në humbjen 3-1 që kuqezinjtë pësuan përballë Partizanit.

Një disfatë që nuk është kapërdirë aspak lehtë nga drejtuesit vlonjat, që përmes një video në rrjetin social "Facebook" kanë denoncuar gabimet amatoreske të gjyqtarit Indrit Myrtja. Kjo nuk është hera e parë që Flamurtari denoncon gabimet e arbitrave, të cilat kanë ndikuar negativisht te ecuria e vlonjatëve në kampionat.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga