Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Flamurtari, përforcimi i radhës është për mbrojtjen

Shkruar nga NEWSPORT
Flamurtari, përforcimi i radhës është për mbrojtjen

Vlonjatët kanë marrë disa lojtarë të huaj ditët e fundit, por thuajse të gjithë kanë qenë mesfushorë dhe sulmues, përveç serbit Rniç. Kujtojmë që kanë ardhur lojtarë si Radoviç, Iinuma, Shkodra, Fazliu dhe Bushiç. Tani reparti që kërkon përforcime është mbrojtja, sidomos qendra e saj, ku i gatshëm është vetëm Ilir Berisha. Drejtuesit e Flamurtarit po kërkojnë me kujdes të gjejnë partnerin e tij, edhe pse në këtë rol mund të luajë edhe Kristi Marku. Edhe dy nga tre lojtarët e rinj të zgjedhur nga trajneri Magani janë mbrojtës, konkretisht Gjinaj dhe Beqaj, por ata mendohen më shumë si alternativa. Trajnerit Magani i duhet një qendërmbrojtës dhe një mbrojtës i djathtë, kështu që me siguri goditja e radhës do të jetë për prapavijën. Bisedimet vazhdojne dhe pritet vetëm zyrtarizimi.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga