Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

FLAMURTARI në udhëkryq, mbaron kontrata e Idrizit, propozimi për administratorin e ri

Shkruar nga NEWSPORT
FLAMURTARI në udhëkryq, mbaron kontrata e Idrizit, propozimi për

Flamurtari është në udhëkryq. Kontrata e administratorit Sinan Idrizi ka mbaruar prej pesë ditësh, teksa tanimë gjithçka është në dorë të bashkisë dhe Dritan Lelit, për t'i dhënë drejtim të ardhmes së klubit të futbollit.

Sinan Idrizi ka propozuar që administrimi i skuadrës të kalojë në dorën e Sokol Kushtës, ish-futbollistit legjendar dhe ish-drejtuesit të klubit. Me rolin aktual të këshilltarit bashkiak, duket se Kushta do pranojë këtë barrë në një moment të tillë.

Kuqezinjtë ndodhen në Kategorinë e Dytë dhe do nisin gjithçka nga e para, teksa kanë shumë borxhe me futbollistë të ndryshëm, duke pasur edhe gjoba dhe bllokime nga FIFA. Prej javësh Sinan Idrizi po përpiqet të shlyejë ish-futbollistët, duke lënë pa borxhe klubin, të paktën për kohën që ai  ka qenë në drejtim.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga