Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

FLAMURTARI në "luftë" me veten, legjenda KUSHTA "godet" realitetin: Fillon dhe mbaron te...

Shkruar nga NEWSPORT
FLAMURTARI në "luftë" me veten, legjenda KUSHTA

Ish-futbollisti i Flamurtarit dhe Kombëtares Sokol Kushta mendon se kriza financiare që ka kapluar klubin vlonjat nuk vjen si shkak i keqmenaxhimit të administratorit Idrizi, por si produkt realitetit ekonomik, ligjor dhe sportiv shqiptar. Në një intervistë për "RTSH Sport", Kushta theksoi se ndryshimi i situatës së nderë të Flamurtarit e ka zgjidhjen te miratimi i ligjit i privatizimit të futbollit.

"Çdo gjë fillon te ligji pastaj secili zotëri është në vendin e vet, në biznesin e vet. Jep sa ka mundësi, falimenton kur nuk ka dhe e merr një tjetër që ka, siç punon gjithë bota

Ne duhet ta shohim jo vetëm pse ose si u vonuan lekët për lojtarët, apo nuk u bë faza përgatitore. Duhet kapur thelbi, ka vite e vite me radhë që mbahet peng ekipi, t'u jepet e drejtë këtyre që të kenë asetet e tyre, të kenë të drejtë ligjore.

Unë nuk e quaj fenomen negativ Idrizin, është person që ka dhënë miliona euro. Unë shoh anën pozitive, erdhi e ndihmoi ekipin e Flamurtarit. Mendoi se do të bënte brenda rregullave, por ka burokraci nga lart e poshtë. Mbase edhe Idrizi do të lodhet një ditë.

Ne kapim anën sipërfaqësore, ana e dukshme është ekipi dhe çdo gjë fillon e mbaron te ligji. Klubet sot për sot duhet të kenë ligjin e tyre, është detyrë e Parlamentit që të marrë këtë nisëm. Nuk e di pse nuk kalon në Parlament dhe pastaj secili ka baza ligjore, pastaj lekët e tyre janë të mbrojtura me ligj", u shpreh gjerësisht Kushta.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga