Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Flamurtari në Kategorinë e Dytë, Ervin Fakaj nuk ndal "sulmin" ndaj Idrizit dhe Lelit: 10 pyetje për dy numrat 10

Shkruar nga NEWSPORT
Flamurtari në Kategorinë e Dytë, Ervin Fakaj nuk ndal

Flamurtari ka arritur në pikën më të ultë të historisë së saj. Vlonjatët pak ditë më parë u mposhtën me penallti nga Tërbuni në finalen e Play Out dhe sezonin tjetër do të luajnë në Kategorinë e Dytë.

Ervin Fakaj, ish lojtari i Flamurtarit dhe Kombëtares shqiptare ka "sulmuar", administratorin Idrizi dhe Kryetarin e Bashkisë, Dritan Leli për gjendjen e ekipit. Ditën e sotme, Fakaj ka vijuar sërish duke i "sulmuar" të dy, ndërsa u ka bërë 10 pyetje përmes postimit të tij në Facebook.

Postimi i Ervin Fakajt:

Duke ju rikthyer temës qe me se shumti na shqetëson se fundmi,ekipit tone te zemrës Flamurtarit..

Administratori për 7 vjet i Flamurtarit duke mos patur asnjë mënyrë për te justifikuar dështimin e tij shpesh here mundohet ta kaloj ne personale me te gjithë ata qe i kane thënë te vërtetën ne fytyre. Unë sot dua tu drejtohem me 10 pyetje dy numrave 10. Shumica e pyetjeve për Zotin 10 milion euro.

Ndonjëra edhe për 10 e bashkime qe s'lëvizi as gishtin e vogël për ta penguar këtë masakër qe iu be ekipit tone te zemrës. Duke patur shumë pak shpresë ne përgjigje, këto pyetje është i lire ti marri çdo gazetar dhe t'ua drejtoj dy numrave 10:

1-Ne vëren e 2014, kur morët administrimin e Flamurtarit, sa ishte fatura e borxheve dhe sa ishin te ardhurat nga konkurrimi ne Europa League?

2-Sa është fatura e shpenzimeve ne këto 7 vite?

3- Sa është fatura e borxheve aktualisht?

4- Sa kontrata me futbolliste janë nënshkruar këto 7 vite?

5- Sa kontrata me trajnerë janë nënshkruar këto 7 vite?

6- Sa kontrata me pale te treta janë nënshkruar këto 7 vite?

7- Sa është shuma qe ju keni shpenzuar nga kompanitë e tua?(jo si përfaqësues i kompanive turke)

8- Ne totalin e kontratave, sa prej tyre nuk janë respektuar?

9- Ne shtate vite administrim, si mundet jo vetëm te mos fitohet asnjë trofe, asnjë pjesëmarrje ne Europë, por te arrini ta zbrisnin Flamurtarin ne piken me te ulet te historisë?

10- Si ka mundësi ne 7 vite, Bashkia, si pronare e klubit, te mos ngre zërin një herë te vetme me pyetjen: çfarë po ndodh me një nga asetet me te vyera dhe si ta ndalim shkatërrimin e krenarisë se qytetit?

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga