
Skuadra e Flamurtarit nuk po kalon një moment të mirë sa i përket aspektit financiar. Lojtarët e ekipit vlonjat nuk janë paguar prej disa muajsh dhe tashmë rrezikojnë seriozisht. Futbollistët vështirë se mund të vijojnë në të tillë gjendje, ndaj presidenti Sinan Idrizi duhet të gjejë zgjidhje të menjëhershme. Në një prononcim të dhënë disa ditë më parë për Neësport.al, kreu i vlonjatëve u duk i dorëzuar, për shkak të mos-privatizimit nga ana e Bashkisë.
Kësisoj skuadra rrezikon shpërbërjen sepse lojtarët vështirë se do të pranojnë të luajnë pa rrogat e tyre. Duke qenë se merkato e dimrit sapo është çelur, kundërshtarët e Superiores kanë nisur të "fërkojnë duart". Organika kuqezi është tejet cilësore, kësisoj shumë lojtarë do të plotësonin boshllëqet e ekipeve të tjera në Superiore. Megjithatë le të presim se ç'do të ndodhë në skuadën vlonjate.