Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Flamurtari në "kaos", ndaj Tiranës i shpëton vetëm një "mrekulli"

Shkruar nga NEWSPORT
Flamurtari në "kaos", ndaj Tiranës i shpëton vetëm

Ekipi vlonjat vazhdon të vuaj problemet e thella në klub, teksa përveç vendit të fundit në renditje, i duhet të përballojë dhe largimet e shumta nga grupi. Barazimi me Bylisin 2-2, në Vlorë duket se ka krijuar krisje në ekip midis trajnerit dhe lojtarëve. Të palumtur me zgjedhjet e bëra futbollistët janë ankuar në dhomat e zhveshjes, gjë e cila ka vendosur në tension trajnerin Luan Birçe.

Diçka e tillë duket se ka bërë që trajneri i vlonjatëve mos të ndjekë nga afër stërvitjen e skuadrës, në prag të sfidës me Tiranën në kryeqytet. Humbja e trajnerit Birçe mund të jetë fatale për vlonjatët, tek të cilët duket se askush nuk do më të shkoj. Nga ana tjetër përveç problemeve me trajnerin, Flamurtari pritet të ketë mungesa të rëndësishme ndaj bardhebluve, si ajo e Xhevahir Sukaj për shkak të një dëmtimi apo dhe mesfushori Nebihu shkak kartonash. Në një situatë të tillë me një skuadër të përgjysmuar dhe probleme në stafin teknik, Flamurtari shkon në Tiranë duke shpresuar nga një "mrekulli".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga