Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Flamurtari mbyll kufijtë, i detyruar të "vjedhë" te shqiptarët e Europës

Shkruar nga NEWSPORT
Flamurtari mbyll kufijtë, i detyruar të "vjedhë" te

Klubi vlonjat kishte hyrë në një ritëm të kënaqshëm në merkato dhe thuajse çdo ditë zyrtarizonte lojtarë, të cilët kryesisht kanë ardhur nga jashtë. Por tashmë kufijtë janë mbyllur për Flamurtarin, sepse federata nuk ka në plan të rritë numrin e të huajve në fushë, pavarësisht deklaratave të mëparshme se ky numër mund të shkonte nga 4 në 5 apo 6. Trajneri Magani i ka tashmë 6 të huaj në ekip dhe më shumë nuk do t'i bënin punë. Në këtë mënyrë, drejtuesit e Flamurtarit po ndjekin ekipet tona në Kupat e Europës për të vjedhur ndonjë lojtar. Kërkohet me ngulm një mbrojtës qendre dhe ndonjë element tjetër, që klubi kuqezi mund ta gjejë te Teuta, që tashmë ka mbaruar punë, te Kukësi, por ndoshta edhe te Skënderbeu, që u pezullua për këtë vit nga Europa.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga