
Flamurtari vazhdon përgatitjet për takimin e rëndësishëm me Tiranën ditën e mërkurë për Kupën e Shqipërisë. Radhëve të kuqezinjve u janë shtuar mesfushori Elton Cale dhe mbrojtësi i majtë Blerim Kotobelli. Ndërsa qendërmbrojtësi Albi Alla po rikuperohet plotësisht nga gjendja gripale.
Nga ana tjetër mbrojtësi Franc Veliu dhe kapiteni Tomislav Busic po stërviten të shkëputur nga pjesa tjetër e skuadrës. Kroati këmbëngul se nëse nuk paguhet në kohë, do të kërkojë zgjidhje në FIFA ku ka dërguar një shkresë zyrtare.
Poll