
Në Vlorë ndryshimet do të jenë të vogla, kjo po duket edhe në prurjet, por edhe në rinovimet që po bëhen në grupin e lojtarëve dhe të stafit të Flamurtarit. Trajneri Gugash Magani ka ruajtur bazën e skuadrës, duke mbajtur titullarët e sezonit të shkuar, ndërsa vjen dhe konfirmimi i radhës.
Portieri me përvojë, Argent Halili, do të jetë dhe vitin e ardhshëm pjesë e Flamurtarit. U përfol një largim i mundshëm i 32-vjeçarit, ndërsa lënia e vendit bosh nga Ilion Lika, por edhe mungesa e akordit me malazezin Vujadinoviç sollën që lojtari në fjalë të qëndrojë në Vlorë. Kjo është pohuar nga të dyja palët dhe ai do të vazhdojë të jetë pjesë e ekipit për sezonin 2016-2017.