Partizani fitoi derbin me Tiranën, por në pankinën e të kuqve ka pasur edhe një zënkë mes dy anëtareve të stafit teknik.
Pikërisht zëvendës trajneri Klevis Dalipi dhe trajneri i portierëve Mario Kapeçe kanë debatuar me njëri-tjetrin dhe është dashur ndërhyrja e të tjerëve për të qetësuar gjendjen.
Çdo gjë u mbyll shumë shpejt aty për aty, pasi vëmëndja ishte e gjitha te derbi, por pritet që të ketë një mbledhje ditën e sotme në ekip.
Pritet që kjo çështje të diskutohet edhe në klub, ku palët do të japin versionin e tyre të ngjarjes. Me siguri kjo ngjarje do kërkohet të sheshohet, pasi nuk është në interes të klubit të krijohen konflikte në një moment delikat të sezonit.