Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

"Fituam me dominim dhe gol ndaj Tiranës", Daja: Kartoni i kuq i Bardhit nuk ishte, ja çfarë i thashë Asanit pas ndërrimit

Shkruar nga NEWSPORT
"Fituam me dominim dhe gol ndaj Tiranës", Daja: Kartoni i kuq i

Derbi i kryeqytetit, Partizani-Tirana u mbyll me fitoren minimale 1-0. Sfida u vendos nga goli I Çinarit që u fut në pjesën e dytë dhe ndëshkoi bardheblutë. Në fund të ndeshjes për "Gol pas Goli", trajneri i Partizanit, Ilir Daja u shpreh:

"Përveç se ishe ndeshje e radhës na kënaqi 3 pikësh dhe kjo fitore në derbi ka një bonus të madh psikologjik. Po të shikosh 90 minutat kemi qenë superior ndaj kundërshtarit. Mendoj se ky derbi ishte I fituar edhe me lojë edhe me rezultat.

Për ndërrimin e Çinarit vendosa bashkë me stafin pasi si ai dhe Junior nuk kanë shumë minuta në këmbë e për këtë menduam të fusnim Carën përpara. Do të ishte një risk nëse do t'I fusnim Çinarin dhe Junior të dy në fushë direkt. E thash para ndeshjes që Çinari nuk do të luajë nga fillimi pasi njoftimi erdhi një ditë para ndeshjes e nuk mund të ndyshojmë atë që kishim punuar gjatë javës".

Kartonat e kuq? "Po merren vetëm me lojtarin tim pasi kam thënë që nuk do të merrem as me arbitrat as me kundërshtarin. Bardhi nuk e ka penguar portierin, por vrapuar pa e parë portierin. Ky rast mund të ishte kaluar nga arbitri, por nuk po merrm me arbitrat pasi nuk jam marrë as kur kemi humbur".

Skema në derbi? "Nuk e kishim përgatitur mesfushën vetëm me Brojën dhe Muratajn, por nuk e them pasi mund ta përdorim edhe në ndeshje të tjera".

Çfarë I the Asanit te momenti zëvendësimit? "Me Asanin ka dy momente, një lojtar me mentalitet fituesi e ka të vështirë ta pranoi zëvendësimin. Në momentin që doli I thashë që  kemi bërë për të bërë gjëra të tjera në vazhdimsi dhe na duhet forcë fizike. Mala u rraskapit, e mbajta Idrizajn disa minuta në nxjemje. Donim të kalonim Brojën afër mbrojtjes dhe Mala të luante në mesfushë, por po mendonim që të mos bënim ndërrim pasi duhej edhe shtesë mbi shtesë. Në fund vendosëm të mos e bënim ndryshime bashkë me Idrizajn".

Tirana jashtë gare? "Kampionatin ka edhe shumë ndeshje për t'u luajtur. Nuk është kjo ndeshje vendimtare, por ne kemi bërë një hap përpara kundër skuadrës kampione. Ka shumë pikë në lojë, nëse për Tiranën mendojnë drejtuesit dhe nuk mund të them unë se çfarë të bëjnë. Shumë ekipe janë të ngjeshura, ne duhet të festojmë sonte dhe nesër të rikthehemi me këmbë në tokë pasi na pret një ndeshje e vështirë ndaj Teutës".

Janë dakord lojtarë më zëvendësimet? "Të gjithë lojtarët me mentalitet fituesi që janë brenda fushës më shumë veprojnë institkivisht dhe unë e vlerësoj disi atë veprim të Asani dhe e pranoj vendimin në fund. Ekziston një frymë e mirë e grupit pasi një pjesë e lojtarëve kanë qenë ata që kanë nxjerr Partizanin kampion. Gjithmonë ka vend për përmirësime edhe në këtë drejtim".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga